Rritet kërkesa për pronat e pushtuara nga fantazmat në amerikë

  • 06 qershor 2019 - 10:02
Rritet kërkesa për pronat e pushtuara nga fantazmat në amerikë

Tradicionalisht, blerësit e shtëpive mundohen të shmangin blerjen e shtëpive, në të cilat ka vdekur dikush ose që thuhet se janë të pushtuara. Megjithatë, agjentët e shitjes së pronave, kryesisht shtëpive, thonë që kohëve të fundit kanë qenë dëshmitarë të një rritjeje të dukshme të interesimit për blerjen e shtëpive të pushtuara nga fantazmat. 'Ka blerës të atillë, që mendojnë që është gjë e mirë të kesh një shtëpi, e cila është e pushtuar nga fantazmat', ka thënë agjenti Cindi Hagley. Më të famshmet janë shtëpitë e vjetra, të cilat me vete bartin një histori të gjatë të ndodhive mbinatyrore. 'Momentalisht ne mbulojmë pothuajse gjithë tregun e veriut të Kalifornisë, dhe në momentin kur po e theksojmë që në shtëpi kanë ngjarë ndodhi të frikshme, po marrim shumë më tepër telefonata'. Sipas studimeve, 62 për qind e amerikanëve do të dëshironin të jetonin në një shtëpi të pushtuar, derisa 35 për qind e amerikanëve besojnë që kanë jetuar në një shtëpi të tillë.

(Kosova Sot Online)