Instinkti i nënës gjen zemrën e të birit!

  • 06 June 2019 - 10:04
Instinkti i nënës gjen zemrën e të birit!

Kur John Carter kishte vdekur si pasojë e sulmit në tru, prindërit e tij, ndonëse ishin shumë të dëshpëruar dhe të mërzitur nga vdekja e të birit, kishin vendosur që t'i dhurojnë organet e djalit, përfshirë zemrën, me shpresën që ato do t'ua shpëtonin jetën fëmijëve të tjerë. Nëna e John-it gjithmonë kishte dashur të njihej me personin, të cilit i ishte transplantuar zemra e të birit, mirëpo ligjet e spitalit nuk lejonin një gjë të tillë. Kur një ditë njerëzit ishin mbledhur para një kishe dhe po dëgjonin fjalimin e Scott Rutherford, nëna e John-it, Freda Carter, kishte filluar të ndihet shumë çuditshëm. Zemra e saj kishte filluar të rrihte shumë dhe ajo menjëherë kishte menduar që ishte pikërisht Scott-i ai që bartte zemrën e të birit të saj. Pasi që ua kishte shpjeguar çështjen motrave të nderit në kishë, ato i kishin ndihmuar për ta verifikuar një gjë të tillë. Kur kishin shkuar në spitalin, ku ishte bërë transplantimi, ishte bërë e ditur që ishte pikërisht Scott ai që kishte marrë zemrën e John-it. 'Besoj që është instinkti i nënës që më ka shtyrë ta bëj një gjë të tillë. E kam ditur qysh në fillim që diçka e tim biri fshihej në trupin e Scott-it', ka përfunduar ajo.

(Kosova Sot Online)