“Bota do të marrë fund në vitin 2050”

  • 07 qershor 2019 - 08:27
“Bota do të marrë fund në vitin 2050”

Nuk është dhe aq e këndshme të dëgjosh që bota do të marrë fund një ditë, e imagjino sa e pakëndshme është të mësosh se fundi do të vijë shumë shpejt.

Sipas ekspertëve, fundi i njerëzimit do të jetë pas 30 vitesh, nëse nuk marrim masa dhe nuk kujdesemi për ndryshimet klimatike.

Nga një kërkim i fundit i bërë nga Breakthrough National Centre for Climate Restoration në Melbourne, Australi ka dalë se ndryshimet klimatike kërcënojnë seriozisht qytetërimin e ditëve të sotme.

Po në bazë të këtij studimi, njerëzit duhet të veprojnë sa më shpejt, për të mos qenë tepër vonë dhe për të mos pasur pasoja fatale.

Rritja e temperaturave do të shkaktojë shkrirjen e akujve si dhe shkatërrimin e qindra e mjëra pemëve që ndodhen në Amazonë.

Në raport thuhet:

“35% e pjesës së tokës dhe 55% e popullsisë globale, mbi 20 ditë në vit kanë pasoja të drejtëpërdrejta shkatërruese si pasojë e ngrohjes globale”.

(Kosova Sot Online)