Astronomët: 80 për qind e dritës në univers mungon

  • 07 qershor 2019 - 09:08
Astronomët: 80 për qind e dritës në univers mungon

Astronomët kanë arritur ta identifikojnë një mister kozmik përmes përdorimit të informacioneve të marra nga teleskopët hapësinorë. Problemi qëndron te fakti që hidrogjeni, i cili i lidh galaksitë në univers, nuk është i ndriçuar ashtu siç është menduar në fillim. Kur këto atome të hidrogjenit goditen nga drita ultravioletë ato transformohen në jone të elektrizuara, megjithatë shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë shumë më tepër jone të elektrizuara sesa që mund të thuhet që ka dritë ultravioletë në univers. Madje, zyrtarët, të cilët kanë marrë pjesë në studimin e bërë nëpërmjet teleskopëve, kanë thënë që rreth 80 për qind e dritës, e cila është besuar që gjendet diku në univers, është duke munguar. '80 për qind e fotoneve jonizuese po mungojnë dhe pyetja që doemos duhet të shtrohet është se ku po shkon gjithë kjo dritë', ka thënë Benjamin Oppenheimer.

(Kosova Sot Online)