Gjenden tubat e virusit të sëmundjes së lisë

  • 07 qershor 2019 - 11:24
Gjenden tubat e virusit të sëmundjes së lisë

Një shkencëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të zbulojë disa tuba të harruara të sëmundjes së njohur si sëmundja e lisë në afërsi të Uashingtonit. Gjashtë tuba të mbushur me virusin e sëmundjes vdekjeprurëse janë gjetur në një kuti, ndonëse ishte thënë që të gjitha llojet ishin asgjësuar në vitet e '80-a. Me t'u gjetur, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistët, pasi që ky besohet të jetë rasti i parë i gjetjes së tubave të kësaj sëmundje në Amerikë. 'Nuk kemi prova nëse këta tuba më herët kanë qenë të ekspozuara para njerëzve dhe nëse ndokush prej tyre është helmuar', ka thënë një zyrtar i agjencisë që po merret me hulumtimin. Tubat, të cilat ishin vendosur në atë hapësirë, besohet të jenë prodhuar në vitet e '50-a.  

(Kosova Sot Online)