Pronari i barit e kap fantazmën në kamerën e sigurisë, thotë që ka vazhduar ta shohë për 10 vjet

  • 07 June 2019 - 17:11
Pronari i barit e kap fantazmën në kamerën e sigurisë, thotë që ka vazhduar ta shohë për 10 vjet

Kjo video e një forme të bardhë, si fantazmë që lëvizë përgjatë një korridori, mund të duket sikur është marrë nga filmi i fundit i zhanrit thriller, fanta-shkencë, por në fakt ajo u kap nga kamera e sigurisë së një bari. Dhe, pronari i tij tha që këto pamje të frikshme janë dëshmia që i nevojitej atij për të dëshmuar se bari i tij në Lamelli të Uellsit perëndimor vizitohet nga shpirtrat mbinatyrorë.

David LangleyEvans, 49, tha që ai nuk mund ta besonte kur e pa për herë të parë formën e vogël të paraqitej në korridorin e tij dhe tani dëshiron që ekspertët e fushës mbinatyrore të identifikojnë se për çka bëhet fjalë. Në video 'shpirti' duket sikur shfaqet nga dyshemeja, duke u kthyer në një formë më solide të bardhë dhe duke u ngritur drejt tavanit. Langley-Evans tha: 'E kam parë atë më herët me sytë e mi, por tani kam edhe dëshmi dhe njerëzit më besojnë.

Në 10 vitet që kam kaluar në bar kam parë shumë gjëra të tilla'. David dhe gruaja e tij Chrisitine (48), gjithashtu, kanë parë se si një enë në të cilën ndodhej peshku i tyre ka rrëshqitur përgjatë banakut dhe ka rënë në dysheme në fund pa e prekur askush. Ata e fajësojnë bodrumin antik të barit që daton qysh nga viti 1830 për këto ngjarje të pashpjegueshme. 

'Shpesh i argëtojë klientët e rregullt me eksperiencat e mahnitshme, të çuditshme, që i kemi përjetuar. Kam dëgjuar zëra, kam parë hije dhe shumë gjëra të tjera të pabesueshme. E di që kjo prezencë nuk është thjesht pluhur që shihet në dritë apo ndonjë insekt brena kamerës. Gjatë kohës kur ndodh e kam një lloj ndjenje të një pranie tjetër, që më dëshmon se është fantazmë.

Nuk mund ta shpjegoj këtë. Të gjithë mendojmë që kjo ka të bëjë me bodrumin. Njerëzit shkojnë atje poshtë dhe kthehen lart duke qarë dhe duke refuzuar që të kthehen përsëri atje. Por, tërë vendi është i frikshëm. Gjithmonë ka pasur shumë zhurma të goditjeve e trokitjeve natën dhe kur shkoja poshtë shkallëve aty nuk ndodhej askush. Kur kthehesha lart e kisha ndjenjën sikur dikush po më ndiqte'. 

(Kosova Sot Online)