Kthetra metalike 1 500 vjet e vjetër

  • 08 qershor 2019 - 07:59
Kthetra metalike 1 500 vjet e vjetër

Arkeologët në Peru kanë gjetur një varr të një fisniku nga civilizimi i parainkasve, të njohur me emrin moçe. Varri përmbante mbetjet e një mashkulli të rritur, si dhe disa gjësende të tjera, gjë që bënte me dije se mashkulli i varrosur aty kishte pasur status elitar në shoqëri.

Këtë e bën me dije gazeta peruviane “El Comercio”. Në mesin e artefakteve më intriguese gjenden pjesët ornamentale të metalit, të rregulluara ashtu që të duken sikur putra të maces, me kthetra. Putrat mund të kenë qenë pjesë e ritualeve, që përdoreshin gjatë luftimeve ceremoniale, ku humbësi sakrifikohej, derisa fituesit i jepej kostumi. Kthetrat dhe dhëmbët, të gjetura në varrin e fisnikut moçe, sipas arkeologëve, mund të jenë përdorur si pjesë e kostumit ritual. Arkeologu Santiago Uceda thotë se besohet se përmbajtja e varrit të jetë e vjetër rreth 1500 vjet. 

(Kosova Sot Online)