Pepie, përbindëshi i lumit Misisipi

  • 08 qershor 2019 - 08:05
Pepie, përbindëshi i lumit Misisipi

A e dini se edhe lumi Misisipi e ka përbindëshin e vet? Nuk e kemi ditur as ne. Emri i tij është Pepie dhe ai është parë në liqenin Pepin, i cili paraqet kufirin midis Minesotas dhe Uiskonsinit. Legjenda e Pepie-t është e vjetër dhe daton nga ndërtimtarët indianë të Amerikës, të cilët jetonin përgjatë tërë Misisipit, nga gjiri i Meksikës, e deri burimi i lumit, në Minesota.

Këtë e konfirmon Chad Lewis, autor i një libri të ri, me titull “Pepie: The Lake Monster of the Mississippi River”. Lewis, një banor i Uiskonsinit, ka shkruar edhe 17 libra të tjerë rreth të çuditshmes dhe të pashpjegueshmes dhe thotë se ajo që e dallon Pepie-n nga tregimet e tjera rreth përbindëshave të ngjashëm është shpërblimi prej 50,000 dollarëve për kokën e tij. Biznesmeni Larry Nielson e ka ofruar këtë shpërblim për ata që ofrojnë dëshmi rreth ekzistimit të përbindëshit, me qëllim të ngjalljes së turizmit në atë zonë. Shpërblimin ende nuk e ka marrë kush. Në vitin 1876, gazeta “Anita Tribune” përmendte shkurtimisht ekzistimin e këtij përbindëshi.

(Kosova Sot Online)