Në Egjipt gjendet gishti i një gjiganti

  • 09 June 2019 - 09:34
Në Egjipt gjendet gishti i një gjiganti

Një gisht njeriu, i gjatë 40 cm është gjetur në Egjipt dhe fotot e tij janë publikuar për herë të parë. “BILD.de” e qiti e para këtë lajm, i cili më pas u përhap si rrufe në mbarë botën. Gazeta gjermane tregon se fotot janë bërë nga një kërkues shkencor, me emrin Gregor Spörri, në Egjipt, në vitin 1988. Gishti i balsamosur do të konsiderohej gisht i rëndomtë i njeriut, sikur të mos ishte madhësia e jashtëzakonshme e tij. Sikur që është thënë më parë, gishti ka gjatësi 40 cm. Është llogaritur se i zoti i këtij gishti është dashur të ishte i gjatë rreth 5 metra. Sikur që mund ta shihni, thoi i gishtit është krejt evident. Ky me të vërtetë është një zbulim i madh, i cili deri tani ishte mbajtur i fshehur. A d.m.th. kjo se dikur, në Egjipt, jetonin njerëz gjigantë? Për fat të keq, ky gisht nuk gjendet në ndonjë muze, prandaj edhe nuk mund t’i nënshtrohet analizave të duhura, për ta përcaktuar vërtetësinë e tij.

(Kosova Sot Online)