Në Porto-Riko shihen krijesa të çuditshme

  • 09 qershor 2019 - 11:54
Në Porto-Riko shihen krijesa të çuditshme

Lokaliteti: afër liqenit Kartaxhena, Kabo Rojo, Porto-Riko Data: 31 gusht, 1990; Ora: 03:00. Miguel Figueroa ishte duke shkuar në vendin e tij të punës dhe, pasi që arriti aty, pa se ishin të parkuara rreth dyzet vetura. Ai u habit nga kjo gjë, duke pasur parasysh se ishte natë. I tërë grumbulli i njerëzve dukeshin tepër të ngazëllyer, sidomos një grua, e cila bërtiste duke thënë se sapo kishte parë disa fëmijë, apo njerëz të çuditshëm, të vegjël duke kaluar, të cilët kishin koka dhe sy të mëdhenj. Ata kishin kaluar para veturave, kështu që njerëzit ishin parkuar aty dhe ende bisedonin rreth temës. Figueroa ishte i bindur se dikush kishte bërë shaka me ta, prandaj vazhdoi rrugën. Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe edhe vetë i pa pesë krijesa të çuditshme, ku dy prej tyre ishin më të mëdhenj sesa të tjerët. Ai tregon se rrobat, apo lëkura e tyre (nuk e di me siguri) kishin ngjyrë hiri, kokat i kishin të mëdha, në formë ovale. Sytë i kishin të mëdhenj dhe shkëlqyes. Kur iu afrua, ai pa se njëri nga alienët më të gjatë emitonte një dritë nga sytë. Ata të gjithë u bashkuan me njëri-tjetrin dhe, më pas, u zhdukën. 

(Kosova Sot Online)