Mbi Itali shihen UFO të çuditshme

  • 09 June 2019 - 11:55
Mbi Itali shihen UFO të çuditshme

I talia nuk është një vend ku raportohen shpesh takimet me UFO, apo alienë, por kësaj here edhe ky vend fqinj ishte objekt i pamjes së jashtëtokësorëve. Një tufë e çuditshme e dritave të fuqishme, që buronin nga disa objekte të paidentifikuara, janë incizuar në një video incizim në qiellin e qytetit italian të modës, Milano. Kjo ka ndodhur disa ditë më parë, me ç’rast fqinjët tanë perëndimorë kanë qenë dëshmitarë të një serie spektakulare të dritave pulsative në qiell. Një burim anonim ka bërë edhe incizime, të cilat mund t’i gjeni dhe klikoni në “Youtube”. Incizimi më i shikuar zgjatë rreth nëntë minuta dhe tregon dritat sesi lëvizin ngadalë, duke ndërruar pozicionet e tyre, derisa manifestojnë një shkëlqim engjëllor në qiell. Dritat bënin forma të ndryshme në qiell, të cilat as sot e kësaj dite nuk kanë marrë ndonjë shpjegim adekuat. Sido që të jetë, format në fjalë ndryshonin me shpejtësi. 

(Kosova Sot Online)