7 fakte të pabesueshme për Machu Picchun

  • 10 qershor 2019 - 08:18
7 fakte të pabesueshme për Machu Picchun

Perandoria e fuqishme Inkase, e fundit e qytetërimeve të mëdha andine, lindi në malësitë peruane në fillim të shekullit të 13-të. Me popullsinë prej 10 milionë banorësh, inkasit ishin qytetërimi i fundit indigjen para se Kolombi të arrinte në Amerikë. Simboli më i njohur i kulturës së tyre, është vendi arkeologjik i Machu Picchu.

Ky vend nuk është vetëm monumenti më i vizituar i Perusë, por është quajtur edhe një nga 7 mrekullitë e reja të botës. E ndërtuar në vitin 1450 dhe braktisur një shekull më vonë, kompleksi na ofron një vështrim të pabesueshëm në jetën e përditshme, në fenë dhe në evolucionin teknologjik të Inkasve.

Megjithëse është vetëm 50 kilometra nga Cuzco (ose Cusco), dikur kryeqyteti i Perandorisë të Inkasve, Machu Picchu duket një botë e largët. Çdo vit, mbi një milion turistë vijnë për të vizituar vendin arkeologjik, për të admiruar këtë xhevahir të Perandorisë Inke.

Nëse nuk jeni ende të bindur se ky mrekulli arkitektonike dhe kulturore meritojnë të vizitohen, zbuloni disa fakte të pabesueshme rreth Machu Picchu.

1. Nuk u gjet kurrë nga spanjollët Kur pushtuesit spanjollë i dhanë fund perandorisë Inkase, ata shkatërruan shumicën e qyteteve të tyre. Për fat të mirë, ata duket se nuk e kanë zbuluar Machu Picchu. Në fakt, ka vetëm një përmendje të “Picchu” në dokumentet spanjolle të kohës, ku nënkuptohet se i përkisnin perandorit Inkase. Në të vërtetë nuk është e qartë se pse Inkasit e braktisën Machu Picchun, megjithëse supozohet se një epidemi e lisë ka vrarë shumicën e banorëve përpara ardhjes së spanjollëve. Kjo e lejoi vendin të mbetet i paprekur deri në vitin 1911, kur Profesor Hiram Bingham III, i Universitetit Yale zbuloi Machu Picchun, e mbuluar nga bimësia.

2. Është më shumë se një ndërtesë Machu Picchu nuk është një ndërtesë e vetme, por më tepër një kompleks prej mbi 150 banesa, banjo, faltore dhe tempuj. Megjithatë, shumica e Machu Picchu organizohet rreth tre strukturave kryesore: Intihuatana, Tempulli i Diellit dhe Salla e Tre Dritareve. Shumë prej ndërtesave sekondare janë kopje të këtyre trijave, të ndërtuara për t’iu dhënë vizitorëve një perceptim më të mirë të asaj që Machu Picchu fillimisht ishte.

3.Ishte shtëpia e pushimit të Perandorit Besohet se Machu Picchu ishte një vendbanim mbretëror i porositur nga sundimtari i nëntë Pachacutec Inca Yupanqui (ose Pachacuti), ndoshta pas një fitoreje ushtarake. Përgjegjës për zgjerimin e Perandorisë Inkase në të gjithë Amerikën e Jugut, Pachacuti përdori Machu Picchu për tu relaksuar së bashku me familjen e tij. Shumica e banorëve të tjerë të Machu Picchu ishin rojet dhe shërbëtorët dhe të tjerët shkonin atje përpara mbërritjes së Perandorit. Shtëpia e perandorit, e vendosur pranë Tempullit të Diellit, përfshin një kopsht, një vaskë dhe banjën e vetme private në kompleks.

4. Domethënia e Machu Picchu Gjuha e Perandorisë Inke ishte Quechua, ende e folur sot në disa pjesë të maleve peruane. Machu do të thotë “i vjetër” në Quechua, ndërsa një kuptim i picchu është “piramidë” ose “kon”. Shumë e interpretojnë këtë përkthim duke thënë se Machu Picchu do të thotë “Mali i Vjetër”.

5. Gurët janë gdhendur në mënyrë të përsosur Aftësitë inxhinierie të Inkasve sigurisht kishin të bënin me ndërtimin. Gurët shumë të rëndë të granitit që janë përdorur për ndërtimin e strukturës janë marrë nga zona aty pranë, pasi besohet se nuk kishte mjete transporti me rrota. Çdo gur është i gdhendur deri në përsosje, çdo gjë përshtatet në mënyrë të përkryer, në mënyrë që të mos kërkojë përdorimin e llaçit.

6. Ndodhet më lart se sa mendoni E vendosur në 2,430 metra mbi nivelin e detit, në anën e një shkëmbi me pamje nga lumi Urubamba, Machu Picchu nuk është për të sëmurët me zemër. Vizitorët duhet të përgatiten jo vetëm për një ecje të zellshme, por edhe për një ngjitje në mal. Rekomandohet që vizitorët të kalojnë disa ditë në Cusco, për t’u mësuar me lartësinë.

7. Është një vepër e pabesueshme inxhinierie në anën e një gremine Vendi është i vendosur në anën e një shkëmbi, dhe Inkasit bënë gjithçka për të ruajtur Machu Picchun. Për shembull, ata ndërtuan mbi 600 tarraca për tu siguruar që ato struktura të mos rrëshqitshin nga mali. Për të siguruar furnizim me ujë, ata krijuan një kanal gati 750 metra për të arritur në qendër të qytetit dhe e lidhën atë me burimet publike. Ky ujë u përdor gjithashtu për sistemet e ujitjes të tokave bujqësore që ushqeheshin popullsinë. Këto sisteme janë ndërtuar aq mirë, saqë edhe sot punojnë pas disa riparimeve të vogla.

(Kosova Sot Online)