Shkencëtarët, të habitur nga vrima gjigante në Siber

  • 10 qershor 2019 - 12:04
Shkencëtarët, të habitur nga vrima gjigante në Siber

Një fenomen i mistershëm është shënuar gjatë ditëve të fundit në Rusi, pasi është hapur një vrimë gjigante në tokë, diametri i së cilës është rreth 80 metër. Siç shihet edhe në foto, bëhet fjalë për një fenomen të mistershëm, pasi ende nuk ka një konkluzion konkret se për çfarë bëhet fjalë. Ka shumë hipoteza, mes të cilave shpërthimi i gazit metan, rënia e një meteori, apo si dhe një vend për zbritjen e alienëve. Ka edhe nga ata që shprehen se ky është një paralajmërim për fundin e botës. Vrima ndodhet në gadishullin Yamal, ndërsa një grup shkencëtarësh janë duke bërë kërkime për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Ekspertët dyshojnë se bëhet fjalë për një vrimë të shkaktuar nga ngrohja globale. Sipas tyre, nën tokë ka gazra të shumta dhe për shkak të nxehtësisë arrin një moment që ata shpërthejnë.

(Kosova Sot Online)