Alienët shkaktojnë tollovi trafiku në Itali

  • 10 qershor 2019 - 12:07
Alienët shkaktojnë tollovi trafiku në Itali

Lokacioni: Mortegliano, Udine, Itali Data: 11 shkurt 2012; Ora: 23:20 Një punëtor kimik, Leonardo, i cili jeton në Codroipo, ishte duke u kthyer nga Palmanova për në Codroipo vonë natën, kur arriti deri te rrethrrotullimi i ri në Mortegliano. Aty ishin parkuar disa vetura. I riu doli nga vetura dhe pa një krijesë të çuditshme duke ecur rrugës. Krijesa ishte shumë e gjatë, me gjasë afër katër metra. Dëshmitari mori një dritë dhe e drejtoi nga krijesa. Ai pa shpinën e asaj krijese dhe vërejti në pjesën e pasme të këmbëve të saj një gjë që dukej si lëmsh i tetivave. Koka e krijesës kishte formë të rrumbullakët, por në majë ishte në formë koni. Leo u mundua ta përdorte celularin e tij që të bënte foto, por celulari diçka nuk punonte. Krijesa vazhdoi të ecte teposhtë rrugës, disi duke i injoruar veturat. Dëshmitari më pas pa një veturë, ku gjendej një grua me dy fëmijë, duke u munduar që t’ua hiqte frikën. Më pas, krijesa u largua dhe nuk u pa më. 

(Kosova Sot Online)