Tregime të vërteta rrëqethëse rreth personave 'të dyfishtë'

  • 10 qershor 2019 - 15:18
Tregime të vërteta rrëqethëse rreth personave 'të dyfishtë'

A është e mundur që të ndodhemi në dy vende në të njëjtën kohë? A ekziston diku në botë dikush që duket krejtësisht si ne? Ky fenomen përcillet me mistere të shumta “Doppelganger” në gjermanisht d.m.th. “këmbësori i dyfishtë”, një vetëhije, e cila besohet se e shoqëron çdo njeri. Tradicionalisht, thuhet se vetëm poseduesi i “doppelganger”-it mund ta shohë fantazmën e vetes së tij, dhe se një gjë e tillë mund të jetë paralajmërim i vdekjes. Por, herë pas here, një “doppelganger” mund të shihet nga miqtë apo familjarët e personit, duke shkaktuar konfuzion. Derisa te dukuria e “bilokacionit”, një person spontanisht, apo me dëshirë, e projekton dyshen e tij, a të saj, të quajtur si “fanitje” në një vend të largët.

Kjo dyshe nuk mund të dallohet nga personi real dhe mund të ndërveprojë me të tjerët, sikur që do të bënte personi real. Emilie Sagée Njëri ndër raportimet më të njohura të “doppelganger” vjen nga shkrimtari amerikan, Robert Dale Owen, të cilit këtë tregim ia kishte thënë Julie von Güldenstubbe, vajza e dytë e Baronit von Güldenstubbe. Në vitin 1845, kur von Güldenstubbe kishte 13 vjet, ajo ishte duke vijuar “Pensionat von Neuwelcke”, një shkollë ekskluzive të vajzave afër Volmarit, në Letoninë e sotme. Njëri ndër mësueset e saj, një franceze 32 vjeçare, francezja Emilie Sagée, përkundër që administrata e shkollës ishte tejet e kënaqur me punën e saj, ajo u bë shumë shpejt objekt i thashethemeve dhe spekulimeve. Dukej se Sagée kishte një dyshe, e cila paraqitej dhe zhdukej para studentëve. Në dy vende njëkohësisht Në mes të klasës një ditë, derisa Sagée ishte duke shkruar në dërrasë të zezë, dyshja e saj u paraqit përkrah saj. “Doppelganger”-i i saj imitonte me saktësi çdo veprim që bënte mësuesja, përpos që nuk mbante shkumës në dorë. Këtë ngjarje e panë 13 nxënës në klasë. Një incident i ngjashëm ishte raportuar një mbrëmje gjatë darkës, kur “doppelganger”-i i mësueses së njëjtë ishte parë afër saj, duke imituar atë që bënte ajo, pra lëvizjet e të ngrënit.

Por, “doppelganger”-i i saj nuk bënte gjithmonë të njëjta gjëra me të. Në disa raste, Sagée shihej në një pjesë të shkollës, derisa dihej se gjendej diku tjetër. Një ditë, derisa nxënëset ishin duke shikuar nga dritarja, ato panë se Sagée ishte në kopsht dhe mblidhte lule. Por, papritmas, në karrigen e klasës u paraqit dyshja e saj. Nxënëset mbetën pa fjalë. Kur disa prej tyre tentuan ta preknin dyshen, ato hetuan një lloj rezistence në ajër. Bile, një vajzë arriti që të kalonte nëpër dyshen e mësueses, e cila nuk lëvizi fare, por më pas u zhduk.


(Kosova Sot Online)