Te një mumie 5.300-vjeçare gjenden gjene jonjerëzore

  • 11 qershor 2019 - 09:23
Te një mumie 5.300-vjeçare gjenden gjene jonjerëzore

Në vitin 1991, bjeshkatarët në Alpet afër kufirit italianaustriak, gjetën atë që dukej një kufomë njerëzore që kishte dalë nga akulli i shkrirë. Pasi që ishte nxjerrë nga akulli, ekspertët kishin konstatuar se mumia ishte kufomë e një mashkulli rreth 45-vjeçar, të gjatë rreth 1.6 metra dhe me një peshë prej rreth 50 kilogramësh. Analizat e mëtejme treguan se ai kishte jetuar rreth 5.300 vjet më parë, në Epokën e bakrit. Me gjasë kishte vdekur nga një plagë në këmbën e tij. Në mbetjet e gjetura, përpos tjerash, janë konstatuar edhe sekuenca jonjerëzore të ADN-së. U mor vesh po ashtu se ai kishte grup 0 të gjakut dhe nuk e toleronte laktozën. Shkencëtarët mendojnë se pjesët jonjerëzore të ADN-së vijnë nga bakteret e ndryshme.

(Kosova Sot Online)