50 deri 100 UFO janë parë duke fluturuar në formacione

  • 11 qershor 2019 - 12:17
50 deri 100 UFO janë parë duke fluturuar në formacione

Dëshmitarët kanë raportuar të kenë parë formacione të përbëra nga 50 deri 100 objekte të paidentifikuara (UFO) duke fluturuar me shpejtësi të madhe. Me dhjetëra njerëz në Austri kanë parë këto flota shumëngjyrëshe të UFO-ve këtë javë, ku një çift kishte bërë fotografi para se objektet e shpejta të zhdukeshin. Një dëshmitar ka deklaruar për “Austrian Times” se, në fillim kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë fenomen natyror, por kur kishte parë se objektet ishin duke fluturuar në formacion me një shpejtësi prej më shumë se 600 km/h. Gjëja e çuditshme ishte se, përkundër dritave të forta, fluturaket nuk bënin kurrfarë zhurme. Autoritetet lokale austriake thanë se ishin në dijeni rreth kësaj dukurie, por refuzuan që të bënin ndonjë koment. Megjithatë, ata thanë se nuk bëhej fjalë për ndonjë mashtrim. 

(Kosova Sot Online)