Gjenden figura të ufo-ve në një shpellë të indisë

  • 12 June 2019 - 08:44
Gjenden figura të ufo-ve në një shpellë të indisë

Janë zbuluar disa figura të çuditshme, të cilat besohet të jenë rreth 10.000 vjet të vjetra, në një shpellë në Indi. Figurat e skalitura në mur janë gjetur në shpellën që gjendet nën fshatrat Çandeli dhe Gotitola në Indi. Në këto figura paraqiten krijesa të çuditshme të veshura me kostume të hapësirës dhe objekte në qiell, të cilat ngjasojnë me UFO-t e epokës moderne. Sipas fshatarëve vendas, në këtë hapësirë më herët kishin zbarkuar krijesat e njohura si ‘njerëzit rohela’, të cilët ishin të shkurtër me trup dhe kishin zbarkuar me objekte në formë sferike. ‘Këto gjetje lënë të kuptohet që njerëzit parahistorikë kanë para ose kanë imagjinuar krijesat e ardhura nga planetët e tjerë, gjë kjo që ka lënë gojëhapur edhe njerëzit, edhe shkencëtarët’, ka thënë arkeologu JR Bhagat. ‘Megjithatë, tani kemi nevojë për hulumtime më të detajuara për të zbuluar origjinën e figurave misterioze të gjetura në shpellë’, ka përfunduar arkeologu.  

(Kosova Sot Online)