Djaloshi nga Teksasi u dhunua nga një krijesë jashtëtokësore

  • 12 qershor 2019 - 08:45
Djaloshi nga Teksasi u dhunua nga një krijesë jashtëtokësore

Dëshmitari dhjetëvjeçar kishte dalë bashkë me një shok të tij në errësirë dhe papritmas kishin parë një objekt, që ndriçonte në afërsi të tyre. Objekti lironte një lloj zëri, të ngjashëm me atë të vetëtimës. Pas një kohe të shkurtër, nga objekti fluturues, i cili veçse kishte zbarkuar në tokë, kishin dalë tri krijesa të çuditshme. Dy prej tyre ishin më të shkurtra dhe kishin ngjyrë të hirtë, ndërsa krijesa e tretë është përshkruar si më e madhe me trup dhe me ngjyrë të kafenjtë. Në atë moment, dëshmitarit i kishte humbur vetëdija dhe kur ishte zgjuar, kishte parë veten në një dhomë të mbyllur, pa mikun e tij, derisa në gjoksin e tij qëndronte një krijesë me ngjyrë të gjelbër. Krijesa në fjalë më pas e kishte dhunuar atë seksualisht. Pasi që jashtëtokësorët ‘kishin mbaruar punë’ me të, dyshemeja e objektit ishte hapur dhe dëshmitari ishte nxjerrë jashtë! 

(Kosova Sot Online)