Polaku, që u bë mik me jashtëtokësorët

  • 12 qershor 2019 - 08:46
Polaku, që u bë mik me jashtëtokësorët

J an Wolski është një fermer 71-vjeçar, i cili jeton në Poloni. Ai është njëri ndër njerëzit e rrallë, që ka arritur të ballafaqohet me jashtëtokësorët, pa u frikësuar fare. Teksa një ditë ai kishte dalë në pronën e tij për të kalëruar, ai kishte vërejtur dy krijesa të çuditshme, rreth 1.50 centimetra të gjata, teksa qëndronin dhe e sodisnin nga rreth 50 metra. Më t’u afruar, ai e kishte vërejtur që krijesa nuk ishin qenie njerëzore, ndonëse dukeshin të jenë shumë të sjellshme, pasi që vazhdimisht buzëqeshnin. Nuk kishte kaluar shumë kohë, kur mbi kokat e tyre ishte shfaqur një objekt në formë dhe madhësi të një autobusi, mirëpo pa dritare. Nga ai objekt ishte lëshuar një kabllo, përmes së cilës ishin ngjitur krijesat e çuditshme, e pas tyre edhe polaku. Kur ishte futur brenda, ai kishte vërejtur një ambient shumë të ndryshëm, ku krijesat jashtëtokësore e kishin pritur shumë mirë, me buzëqeshje dhe duke e përkëdhelur. Pasi që kishte qëndruar për njëzet minuta në ‘autobus’, pa e ndërruar asnjë fjalë me krijesat, ai ishte kthyer përsëri në tokë i impresionuar nga mirësjellja e krijesave.  

(Kosova Sot  Online)