Fermeri, që u shëtit me jashtëtokësorët

  • 13 June 2019 - 11:29
Fermeri, që u shëtit me jashtëtokësorët

Një fermer 50-vjeçar, Armand Leberou, ishte duke ecur nëpër pronën e tij, kur papritmas kishte vërejtur një objekt metalik teksa i afrohej. Pasi që objekti kishte zbarkuar në tokë, nga ai kishte dalë një krijesë, që u përngjante njerëzve evropianë, e që ishte i veshur me rroba me ngjyrë të gjelbër. Pasi që ishte futur në objektin e çuditshëm, për të cilin ka thënë që kurrë në jetë nuk kishte parë diçka të ngjashëm, ai është takuar me disa krijesa të tjera, që ishin tërësisht me ngjyrë të gjelbër, mirëpo që flisnin rrjedhshëm gjuhën frënge. Pasi që ishin përshëndetur, jashtëtokësorët ishin përkujdesur që t'i ofrojnë 'mysafirit' të tyre një xhiro përreth me objektin e tyre fluturues, dhe pas afërsisht një ore, e kishin kthyer përsëri 'mikun' e tyre në vendin nga ku e kishin marrë. 

(Kosova Sot Online)