Gratë e veshura me të zeza paraqesin rrezik të madh për njerëzit

  • 13 June 2019 - 15:03
Gratë e veshura me të zeza paraqesin rrezik të madh për njerëzit

Ndër krijesat më të çuditshme, për të cilat është raportuar ndonjëherë dhe për të cilat kanë vështirësi të flasin edhe hulumtuesit e UFOve, janë njerëzit e veshur në të zeza. Këto krijesa me fytyrë të zbehtë për dekada të tëra kanë terrorizuar dhe i kanë detyruar të heshtin dëshmitarët e rasteve të ndryshme. Ekzistojnë shumë teori rreth asaj se kush mund të jenë Njerëzit me të Zeza, dhe në mesin e krijesave, që besohet se mund të jenë të tilla janë: jashtëtokësorët, agjentët e qeverive, krijesat djallëzore, udhëtuesit në kohë dhe krijesat e tjera, të cilat jetojnë në një dimension tjetër. Dallimi mes gjinive Ndonëse është shkruar shumë për tmerrin, që kanë shkaktuar Burrat në të Zeza, shumë pak njerëz, për të mos thënë askush, nuk ka bërë ndonjë shkrim për ato që janë po aq të rrezikshme, pra, për Gratë në të Zeza.

Këto gra të veshura me kostume të zeza janë shumë të rrezikshme dhe terrorizuese, saqë nuk bëjnë gjë më pak sesa burrat. Gratë me veshje të zeza nuk mund të jenë agjente, ato janë shumë më të çuditshme, shumë më mbinatyrore. Tregimi për to nuk ka fare të bëjë me konspiracionin e qeverive apo diçka të ngjashme. Para disa shekujve, Gratë në të Zeza endeshin nëpër errësirën e natës. Dalja e tyre në skenë kishte bërë të harrohen tregimet për xhuxhët e frikshëm e për zanat e malit, pasi që, këto gra, ishin shumë më të rrezikshme dhe më keqbërëse. Gratë në të Zeza ishin bërë shumë të famshme në fund të viteve të '20-ta, kur kalëronin kuaj të zinj dhe dilnin për të terrorizuar qytetarët anembanë, sidomos në qytetin e Los-Anxhelosit. Rrëfimet e dëshmitarëve Për më tepër, qysh në atë kohë, dëshmitarët, të cilët kishin arritur të shpëtojnë, kishin thënë që këto krijesa në vesh, kohë pas kohe, mbanin një objekt të vogël përmes të cilit bisedonin. Pra, përshkrimi i tyre përshtatet me atë që në epokën moderne është telefon celular. Gruaja e veshur me të zeza, zakonisht mbath këpucë të thella dhe përpiqet që të ecë më ngadalë për të mos e shfaqur fytyrën e saj në tërësi. Në vitin 1950 është raportuar që familja e Albert Bender-it ishte sulmuar nga një krijesë e tillë, ndonëse nuk është bërë ende e qartë nëse krijesa e veshur në të zeza ka qenë grua apo burrë. Pas rreth një dekade, në fillim të viteve të '60-ta, një familje në Virxhininë Perëndimore kishte marrë një vizitë të papritur nga një grua e veshur në të zeza. Ajo ishte paraqitur si sekretarja e autorit të shkrimeve paranormale, John Keel, i cili më vonë e kishte konfirmuar që nuk ka, e as kurrë në jetë nuk ka pasur, sekretare. Familjarët janë ankuar se pasi që gruaja ishte larguar, ata kishin filluar të kenë probleme të ndryshme, të cilat kishin filluar me thirrje të pazakonta telefonike e kishin përfunduar me një sërë ngjarjesh paranormale, të cilat i kishin përjetuar familjarët. Sa herë që ndodhin aktivitete paranormale, Gratë në të Zeza janë të gatshme të sulmojnë. Ato jetojnë në errësirë dhe shpërndajnë terror kudo që shkelin. Ato janë gratë me të zeza, andaj qëndroni sa më larg tyre. Mbyllni fort dyert dhe dritaret e shtëpisë. 

(Kosova Sot Online)