Shihet një UFO trekëndëshe në Mars

  • 14 June 2019 - 11:56
Shihet një UFO trekëndëshe në Mars

Ky UFO në formë trekëndëshi, i regjistruar nga roveri këtë javë, në foton Sol 688, i ka mahnitur të gjithë ata që e kanë parë. Një rrumbullak në qendër të tij dhe pjesa e pasme më e shkurtër, flasin se UFO-ja në fjalë mund të jetë një trekëndësh me dy maja”, thotë Scott Waring, autor në “UFO Sightings Daily”. Ky UFO është zbuluar nga përdoruesi i sajtit “Youtube” me emrin “Streetcap1”, i cili është bërë i famshëm me zbulimet e tij në fotot e NASA-s. Ai thotë: “Për pak mu derdh kafja kur e pashë këtë”. Waring nga ana e tij tregon se, kur e kishte zmadhuar foton, pa se UFO dukej sikur UFO-t tradicionale që i shohim në Tokë me dekada të tëra. “Bëhet fjalë për një objekt me tri dimensione. Hijet dhe drita, kur të analizohen, bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një objekt të vërtetë, e jo me ndonjë montim. NASA duhet sa më shpejt që të dalë me një përgjigje”, thotë ai. 

(Kosova Sot Online)