Kush ishte Larry, djaloshi i humbur?

  • 15 June 2019 - 08:56
Kush ishte Larry, djaloshi i humbur?

Data 7 gusht e vitit 1973 do të mbetet një ditë e misterit dhe e një tragjedie të mundshme. Disa njerëz në Nju Meksiko, atë ditë, që përdornin radiot me valë të shkurtra, dëgjuan thirrjet shqetësuese për ndihmë nga një djalë i vogël. Ai kishte thënë se quhej Larry, dhe se ishte ngujuar në një kamionçinë të bardhë e të kuq. Ai ishte me të atin, për të cilin mendonte se kishte pasur infarkt dhe kishte vdekur.

Larry më pas kishte treguar se ata kishin dalë në gjueti të lepujve, kur të atit të tij i kishte rënë të fikët mbi timon. Më pas kamioneta kishte rënë në një hendek, duke u bllokuar të dy dyert, kështu që ai nuk mund të dilte. Policia dhe njerëzit dolën në kërkim. Një polic kishte treguar se kishte rënë në kontakt me një djalë, por ai e quante veten David, e jo Larry.  

Me kalimin e disa ditëve, nuk ishte më e mundur që të vihej kontakti me Larry-n. Mendohej se atij i ishte harxhuar bateria e radios. Kjo bëri që shumë njerëz të mendonin se ky rast ishte mashtrim, por ata që kishin folur me Larry-n betoheshin se ai e kishte seriozisht. A thua, ku qëndron e vërteta?

(Kosova Sot Online)