Misteri i njeriut, i cili u zgjua i tëri në flakë

  • 15 June 2019 - 09:06
Misteri i njeriut, i cili u zgjua i tëri në flakë

Policët janë duke hetuar një rast të djegies spontane të një njeriu në Edmonton. Njeriu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, i cili besohet të jetë rreth të 20-ave, të shtunën në mëngjes u zgjua për të parë se ishte duke u përfshirë nga flakët.

Sipas një dëshmitari, zjarri ishte shfaqur papritmas në trupin e tij, pa u ngjitur në pjesët e tjera të dhomës.

Viktima tani është duke u mjekuar me djegie të shkallës së dytë, por është duke refuzuar që të bashkëpunojë me policët, që janë duke e hetuar rastin. 

“Ai nuk deklaron asgjë, nuk është duke bashkëpunuar me ne”, thotë rreshteri në detyrë, Mike Wynnyk. “As dëshmitarët nuk na kanë dhënë ndonjë informatë tjetër, pos asaj se e kanë parë shpërthimin e zjarrit. Kjo është e tëra. Të gjithë ata mendojnë se kjo ishte një djegie spontane njerëzore”.

Wynnyk shpreson se koha do ta nxjerrë të vërtetën në shesh.

(Kosova Sot Online)