Astronomët: Në 'Rrugën e Qumështit' gjenden 8.8 miliardë planetë si toka

  • 15 June 2019 - 17:29
Astronomët: Në 'Rrugën e Qumështit' gjenden 8.8 miliardë planetë si toka

Hapësira është shumë e madhe, mirëpo është edhe shumë e populluar! Një studim i realizuar së fundmi ka nxjerrë një rezultat mbresëlënës, pasi që thuhet se vetëm në galaksinë tonë - 'Rruga e Qumështit' - ekzistojnë miliarda planetë që kanë madhësi të ngjashme me tokën, bëjnë orbitë përreth yjeve që janë të ngjashëm me diellin dhe gjenden në pozicione të favorshme për mbështetjen e jetës - nuk janë as shumë të nxehtë e as shumë të ftohtë.

Astronomët kanë llogaritur që në 'Rrugën e Qumështit' gjenden të paktën 8.8 miliardë yje me të paktën nga një planet që ka madhësi të ngjashme me Tokën dhe gjenden në distanca të favorshme për mbështetjen e jetës. Ky po që është një lajm i mirë për planetët që kanë potencial të bëhen vendbanim për njerëzimin në të ardhmen e largët. 

(Kosova Sot Online)