Kush është kjo grua në të zeza?

  • 16 June 2019 - 11:34
Kush është kjo grua në të zeza?

Gjatë javës së kaluar, banorët e Tenesisë lindore (SHBA), kanë raportuar ta kenë parë një grua të veshur në të zeza, duke u sorollatur autostradave dhe rrugëve. Të shtunën, këto pamje ishin raportuar në Qarkun Rhea, duke bërë që shumë njerëz të pyeteshin se kush ishte kjo grua në të zeza. Apalaçia jugore është e mbushur me tregime rreth fantazmave dhe me mite të tjera. Gjatë javës së kaluar, këtyre legjendave iu shtua edhe një e re, rreth një gruaje të veshur në të zeza. “Kemi marrë disa thirrje në lidhje me këtë grua”, thotë zëvendësi i sherifit të qarkut, John Argo. “E kemi gjetur atë në autostradën 30, por ajo nuk është dukur të paraqesë kërcënim për ndokënd, apo për vetveten e saj”. Argo tregon se gruaja kishte thënë se kishte origjinë myslimane dhe se më parë kishte punuar për Pentagonin, gjë që për policët ishte dukur e dyshimtë. Thuhet se, kur ishte marrë në pyetje, gruaja misterioze kishte thënë se ishte në një mision biblik. Ec e merre vesh! 

(Kosova Sot Online)