Zbulohet ekzoplaneti me vitin më të gjatë

  • 16 June 2019 - 11:41
Zbulohet ekzoplaneti me vitin më të gjatë

Astronomët kanë zbuluar një planet ekstrasolar të cilit i duhen 708 ditë që ta kompletojë një sjellje rreth yllit të tij. I quajtur Kepler421-b, planeti i largët gjendet rreth 1,040 vite të dritës larg dhe është zbuluar me anë të teleskopit hapësinor të NASA-s, Kepler. Në një largësi prej 177 milionë kilometrash nga ylli i tij “prind”, i cili është shumë më i ftohtë sesa Dielli, planeti ka madhësi përafërsisht sa Urani dhe besohet se, në sipërfaqe, ka temperatura prej rreth -93 shkallë C. Sa për krahasim, viti i planetit Mars, në sistemin tonë diellor, zgjatë edhe më shumë - 780 ditë. “Gjetja e këtij planeti ishte rastësi dhe fat”, thotë autori i studimit, David Kipping. Është e tepërt të thuhet se, në rrethana të tilla, në atë planet nuk pritet të ketë jetë. 

(Kosova Sot Online)