Filmohet një ufo nga muzikanti nick menza

  • 18 June 2019 - 09:15
Filmohet një ufo nga muzikanti nick menza

Ish bateristi i bendit "Megadeath", Nick Menza, tregon: "Isha duke ndenjur në oborr me dy shokë, kur pamë këtë. nuk ishim të sigurt se çka ishte, por ishte mahnitëse". Nick Menza është baterist amerikan, i njohur më shumë për angazhimin e tij në bendin "Megadeth" midis viteve 1989 dhe 1998. I biri i muzikantit të xhazit, Don Menza, Nick filloi të merrej me muzikë që në moshën 2-vjeçare.

Ai është formësuar si muzikant nga emra të njohur, si Buddy Rich, Steve Gadd, Nick Ceroli, Jeff Porcaro dhe Louie Bellson. Karrierën profesionale e filloi në moshën 18 vjeçare, me bendin "Rhoads". Të gjitha këto të dhëna i japim me qëllim që të tregojmë se ai nuk është mashtrues dhe se fotot që na sjell, duhet të merren pa rezerva të mëdha.

(Kosova Sot Online)