Zgjidhet misteri i kukullave në San Klemente

  • 18 June 2019 - 10:14
Zgjidhet misteri i kukullave në San Klemente

Policët ishin thirrur që të bënin hetime, pasi që në San Klemente të Kalifornisë, para dyerve të shumë shtëpive ishin paraqitur kukulla misterioze. Banorët kishin filluar të shqetësoheshin kur, papritmas, para shtëpive kishin filluar të gjenin kukulla të porcelanit, të cilat dukej se iu ngjanin vajzave që kishin jetuar në ato shtëpi. Ishin gjetur gjithsej 11 kukulla të cilat ishin lënë pa kurrfarë shpjegimi.

Rreshteri Jeff Hallock thotë se shumë prindër ishin të bindur se kukullat që i kishin gjetur para derës, iu ngjanin vajzave të tyre. Kjo vetëm sa e kishte rritur shqetësimin, meqë ekzistonte frika për sigurinë e fëmijëve. Policët në ndërkohë ia kanë dalë që të zbulojnë se personi që kishte lënë kukullat, ishte një grua e cila jetonte aty afër. Ajo e kishte bërë këtë vepër me qëllime të mira, thonë policët dhe se nuk ka kurrfarë arsyesh për shqetësim. 

(Kosova Sot Online)