Nuk i bëjnë asgjë as acidet, dehidrimi, e as bomba bërthamore

  • 18 June 2019 - 10:16
Nuk i bëjnë asgjë as acidet, dehidrimi, e as bomba bërthamore

J u themi që në fillim se fjala është për një bakter. Emri i bakterit është Deinococcus Radiodurans, por më shumë njihet me nofkën "Bakteri Konana". Ai është izoluar për herë të parë në vitin 1956 dhe më pas nga shkencëtarët është shpallur organizmi më rezistues në botë, pasi që ishte parë se ai mund t'i qëndrojë rrezatimit me rreze gama, për të cilat mendohej se mbysnin të gjithë organizmat e gjallë. Këto baktere gjenden në tërë botën dhe askush nuk e di cili është ambienti i tyre natyror.

Ky bakter ka një ADN thuajse të pashkatërrueshëm, i cili ua mundëson jetën edhe në vendet ku mbretëron thatësira deri në 6 vjet. Bakteri në fjalë mund të mbijetojë edhe në vakum, nuk ka armik natyror dhe mund t'i qëndrojë rrezatimit i cili është deri në 6.666 herë më i madh sesa rrezatimi që është vdekjeprurës për njerëzit. Për fat të mirë, ky bakter nuk shkakton asnjë sëmundje te njeriu. Ai mund të përdoret për pastrimin e vendeve të kontaminuara me rrezatim radioaktiv. 

(Kosova Sot Online)