A e ka parashikuar Nostradamusi Luftën e tretë Botërore

  • 18 June 2019 - 15:09
A e ka parashikuar Nostradamusi Luftën e tretë Botërore

Parashikuesi më i njohur i së ardhmes, Nostradamus, sipas shumë analistëve, ka parashikuar dy luftërat botërore, ngritjen e dy antikrishtëve (Napoleoni dhe Hitleri), bile edhe vrasjen e presidentit Kennedy. E, Luftën III Botërore? Derisa skeptikët thonë se profecitë me katër vargje të Nostradamusit janë aq të pakuptimta, saqë mund të interpretohen si ta lypë nevoja, shkencëtarët që e kanë studiuar veprën e tij thonë se, deri më tani, çdo parashikim i tij është përmbushur. T'i lëmë anash ngjarjet e shkuara, e të pyetemi çka thotë Nostradamusi për atë që na pret. Fillimi i Luftës së Tretë Botërore Ka pasur shumë interpretime të parashikimeve të Nostradamusit rreth Luftës III Botërore, të cilat vetë koha i ka demantuar.

P.sh. shkrimtari David S. Montaigne, bazuar në katërvargëshin 10:89 të Nostradamusit, mendonte se kjo luftë do të fillonte në vitin 2002. Ai ishte bazuar në parashikimin ku përmendej periudha e paqes me kohëzgjatje prej 57 vjetësh. Ai mendonte se kjo periudhë i referohej periudhës midis mbarimit të Luftës II Botërore dhe fillimit të Luftës III. Edhe në lidhje me atë se kush do ta fillonte Luftën III Botërore, Montaigne duket se ka gabuar, meqë ai e drejtonte gishtin kah Osama bin Laden, i cili sipas tij do ta rriste ndjenjën antiamerikane në mesin e botës islamike dhe do të organizonte plane të tjera kundër Perëndimit nga Stambolli. Themi "duket se e ka pasur gabim", meqë ka shumë teori të konspiracionit, të cilat thonë se Osama ende është gjallë. Montaigne vazhdon më tej me interpretimin e tij të parashikimeve të Nostradamusit, se ushtritë myslimane do ta korrin fitoren e parë kundër Perëndimit duke e rimarrë Spanjën. Kurse Romën, sipas interpretimit të tij, e pret një fat tejet i hidhur: shkatërrimi nga armët bërthamore, gjë që do ta detyronte papën të zhvendosej diku tjetër. Montaigne më pas thoshte se Izraeli do të mposhtej nga sulmet e Bin Ladenit, e më pas edhe të Saddam Husseinit, por tani e dimë se që të dy këta njerëz, të cilët ai i konsideronte si dy antikrishtë, tanimë nuk janë në mesin tonë. Interpretuesit e tjerë dhe kritikët.

Derisa sikur që pamë interpretimet e Montaigne-s u treguan si të pasakta, një ueb sajt i quajtur "Prophecies of Nostradamus and Beyond" e ofron të njëjtën pasqyrë, duke ndryshuar vetëm aktorët e ngjarjeve të mëdha. John Hogue, i cili nga shumë njerëz konsiderohet si autoriteti më i madh botëror në lidhje me profecitë e Nostradamusit, pajtohet se parashikimet e tij tregojnë se lufta e ardhshme botërore me gjasë do të fillojë gjatë dekadës së ardhshme. Ka edhe të tjerë, të cilët nuk e marrin Nostradamusin seriozisht. James Randi, për shembull, mendon se parashikimet e Nostradamusit vlejnë më pak sesa letra në të cilën janë shkruar. Në një libër të tij, Randi thotë se Nostradamusi nuk ishte kurrfarë parashikuesi, por një mashtrues i mençur, i cili me qëllim shkruante parashikime të paqarta, në mënyrë që, pasi të kenë ndodhur ngjarjet, të ketë hapësirë që të thuhet: "Ja, ai e paska parashikuar". 


(Kosova Sot Online)