Fotografohet djalli afër pacientit që po vdiste

  • 19 June 2019 - 08:39
Fotografohet djalli afër pacientit që po vdiste

Një fotografi shumë e pazakontë, e postuar nga një burim i panjohur dhe e nxjerrë në një spital të paemëruar, ka marrë dhenë, pasi që në internet është përshkruar si fotografia e djallit, që qëndron pranë trupit të një pacienti para vdekjes. Thuhet që fotografia është nxjerrë nga monitori i një doktoreshe.

Në monitor, figura e zezë dukej që po qëndronte në afërsi të një pacienti, i cili për pak sa nuk kishte dhënë shpirt. Pacienti kishte vdekur pak orë pas shfaqjes së kësaj fotografie.

Nëse fotografia nuk ka qenë e ndryshuar me anë të programeve kompjuterike, e që me shumë gjasë askush nuk ka ndërhyrë, atëherë kjo fotografi është një ndër dëshmitë e shumta për ekzistencën e djajve! 

(Kosova Sot Online)