Lumi në lindje të Kinës merr ngjyrë të kuqe si gjaku

  • 19 June 2019 - 10:17
Lumi në lindje të Kinës merr ngjyrë të kuqe si gjaku

Të enjten në mëngjes është raportuar për një ndryshim në ngjyrën e lumit Eksodus në lindje të Kinës. Banorët lokalë fillimisht kishin raportuar për një aromë shumë të çuditshme, që kishte ardhur nga ajo zonë. Ata më pas kanë thënë që rreth orës 5 të mëngjesit, sipas kohës lokale, gjithçka dukej në rregull me ngjyrën dhe rrjedhën e lumit, mirëpo, vetëm një orë më vonë, i kishte marrë ngjyrë të kuqe si gjaku.

Gjatë hulumtimeve të para, hulumtuesit bashkë me organizatat për mbrojtjen e ambientit nuk kanë arritur ta identifikojnë shkaktarin, që ka bërë që lumi të marrë ngjyrë të kuqe.

‘Dyshojmë që dikush ka hedhur ngjyrë artificiale në lumë, pasi që ka menduar që në atë zonë do të kishte shira të rrëmbyeshëm dhe askush nuk do ta vërente ndryshimin e ngjyrës së lumit’, ka thënë përfaqësuesi i zyrës për mbrojtjen e ambientit, Jianfeng Xiao. Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2011, kur Lumi Jian kishte marrë ngjyrë të kuqe për disa ditë me radhë. 

(Kosova Sot Online)