Në sipërfaqe të marsit është parë një ufo

  • 20 June 2019 - 08:48
Në sipërfaqe të marsit është parë një ufo

Në Mars është parë një objekt në formë disku, një pjatë tipike fluturuese që është parë edhe te ne. Në njërin skaj disku është më i trashë, gjë që mund të nënkuptojë se aty gjendet motori apo se UFO është dëmtuar gjatë lëshimit, thotë Scott Waring, ekspert i UFO-ve, kurse kolegu i tij, Stephen Hannard, thotë se në sipërfaqen e Marsit, përkundër asaj që thotë zyrtarisht NASA, deri tani janë gjetur shumë objekte të çuditshme.

Sido që të jetë, disku në fjalë shihet qartë në sipërfaqen e Marsit dhe ai nuk mund të thuhet se është artefakt, apo të mohohet ekzistimi i tij, sikur që është bërë me disa objekte të tjera deri tani. Shihet qartë se kemi të bëjmë me një UFO edhe pse kualiteti i fotografive, të ofruara nga NASA, është tejet i dobët. 

(Kosova Sot Online)