Pse klounët na frikësojnë?

  • 20 June 2019 - 11:40
Pse klounët na frikësojnë?

Pa marrë parasysh se sa gëzueshëm mund ta lyejnë fytyrën e tyre, klounët na shqetësojnë, apo edhe na tmerrojnë. Shtrohet pyetja, pse? Kjo i ka rrënjët në fëmijëri. Maskat dhe grimi i çuditshëm te fëmijët shkaktojnë frikë, meqë ata nuk e kanë të zhvilluar konceptin që, nën atë maskë, gjendet një njeri i rëndomtë. Për ta, realiteti është ajo që shohin me sy. Ne kemi një frikë primitive rreth atyre fytyrën e vërtetë të të cilëve nuk mund ta shohim. Por, me gjasë frikës nga klounët i kanë kontribuuar edhe mediat.

Ka aq shumë filma ku klounët paraqiten si vrasës, dhunues, e persona të këqij, të “profesioneve” të tjera, sa që nuk mund të habitë fakti pse, të gjithë ne, i madh e i vogël, kanë mendim të keq rreth klounit. E, në teori të paktën, klouni do të duhej të ishte një person i dashur, që të bën të qeshesh. Ajo që nuk është e qartë është se, pse përkundër këtij refuzimi që shumica e njerëzve ndiejnë rreth klounëve, ata vazhdojnë të ekzistojnë?

(Kosova Sot Online)