Dinozaurët fatkëqij

  • 20 June 2019 - 11:42
Dinozaurët fatkëqij

Shkencëtarët skocezë besojnë se dinozaurët u zhdukën si rezultat i shumë fatkeqësive të njëpasnjëshme. Derisa ende ka dyshime se a ishte përplasja e një asteroidi në fund të epokës së Kretaceut faktor kryesor për zhdukjen e këtyre kafshëve të mëdha, kjo ngjarje mund ta ketë pasur efektin përfundimtar, në një terren të përgatitur nga një seri fatkeqësish të njëpasnjëshme.

Në një studim të ri, paleontologët kanë konstatuar se bota parahistorike tanimë ishte e tronditur nga një varg fatkeqësish natyrore, shumë kohë para goditjes së asteroidit. Vullkanet, luhatja e madhe e temperaturave dhe rënia e nivelit të deteve mund ta kenë luajtur një rol në zvogëlimin e llojllojshmërisë së dinozaurëve të mëdhenj bimëngrënës të asaj epoke, duke e dëmtuar zinxhirin ushqimor dhe duke i bërë ata që kishin mbijetuar, më pak elastikë ndaj ndryshimeve të mëpastajme klimatike. “Dinozaurët ishin viktimë e një fati tepër të keq”, thotë gjeologu Dr Steve Brusatte. 

(Kosova Sot  Online)