Vendet më të tmerrshme në fytyrë të tokës

  • 20 June 2019 - 14:52
Vendet më të tmerrshme në fytyrë të tokës

Nuk kemi nevojë të shkojmë në Mars a në ndonjë planet tjetër. Në këtë planetin tonë, të vjetër dhe të mirë, kemi aq pamje të tmerrshme, sa që nuk mund të ta marrë mendja

 

Shtëpia e Riddle-it

Historia: Shtëpia e Riddle-it gjendet në Qarkun Palm Biç, të Floridas. Ajo në fillim ishte sallë funeralesh. Shtëpia viktoriane ishte çmontuar dhe ishte rindërtuar më pas një vit më vonë në fshatin Jesterjer në jug të Floridës. Në vitet 1920 shtëpia u gjet në pronësi private të Karl Riddle-it.

 

Tmerri: Joseph, njëri nga ish-punëtorët e Riddle-it, bëri vetëvrasje duke u varur në tavan të shtëpisë. Nuk dihej pse Joseph i urrente njerëzit, por dihej se ai donte të rrinte në vetmi. Edhe për së vdekuri, fantazma e tij i sulmon të tjerët.

 

Qyteti-ferr (Helltown)

Historia: Pjesa veriore e Qarkut Samit në Ohajo njihet me një emër të çuditshëm– Helltown (qyteti-ferr). Gjatë viteve 1970 në këtë vend qeveria blinte tokë, kështu që shumë njerëz ishin dëbuar. Shtëpitë duhej të rrëzoheshin dhe toka të përdorej si park kombëtar, por këto plane kurrë nuk u realizuan. Kjo bëri që të lindnin legjendat rreth shtëpive të boshatisura.

 

Tmerri: Në këtë qytet fantazmë gjendet një qorrsokak, që quhet hiç më pak sesa “Fundi i botës”. Nëse qëndron tepër gjatë në këtë rrugë, atëherë sipas legjendës, mund të përfundosh në duart e përbindëshave të shumtë, që shëtisnin andej. Thuhej se aty kishin gjetur strehim të çmendurit e ikur, kriminelët, pjesëtarët e grupeve “Ku Klux Klan”, satanistët...

 

Varrezat e Stullit

Historia – Stull, Kanzas, është një qytet i vogël në Qarkun Dagllas. Ai gjendet shumë larg vendeve të banueshme. Në Stull jetojnë rreth 20 njerëz. Por, mos mendoni se këtu do të gjeni mikpritje.

Tmerri: Në fillim të shekullit XX, dy tragjedi kishin tronditur banorët e këtij qyteti. Së pari, një bujk kishte djegur një arë pas të korrave, por më pas kishte parë se aty ishte djegur edhe djali i tij i vogël. Incidenti i dytë ndodhi kur u zhduk një njeri, e më pas ai u gjet i varur në një dru.

Ka thashetheme sipas të cilave varrezat e Stullit janë njëra ndër 7 portat e ferrit.

 

Humberstoun dhe La Noria

Historia: Këto dy qytete të braktisura të minatorëve në Kil, tash vonë janë paraqitur edhe në një dokumentar. Në vitin 1872, këtu kishte miniera të shumta të nitratit të nitratit të kaliumit. Por, për shkak të Depresionit të Madh, biznesi u shua në vitin 1958, kështu që rreth viteve 1960 qytetet u braktisën. Punëtorët aty ishin trajtuar si skllevër.

 

Tmerri: Thuhet se të vdekurit nga varrezat e ish-qytetit La Noria zgjohen natën dhe shëtisin nëpër qytet. Këto dy qytete janë aq të tmerrshme, sa që banorët e qytetit të afërt Iquique refuzojnë që të hyjnë aty. Varrezat e La Noria-s kanë kufoma të zbuluara. Ndoshta se janë fantazma apo pse janë plaçkitur?

(Kosova Sot Online)