Gjysma e botës, e infektuar me virusin alien!

  • 21 June 2019 - 09:25
Gjysma e botës, e infektuar me virusin alien!

Virusi i porsazbuluar antik, i quajtur crAssphage (në bazë të softuerit që është përdorë për zbulimin e tij), sipas kërkuesve tani ka infektuar gjysmën e njerëzimit. Ky virus mendohet se luan rol të madh në paraqitjen e shumë problemeve me shëndet, si obezitetit (mbipeshës së tepërt), diabetit dhe sëmundjeve të zorrëve. Edhe pse nuk dihet sesi bartet ky virus, fakti që ai nuk është gjetur në jashtëqitjet e të sapolindurve, tregon se ai futet në organizëm gjatë fëmijërisë.

“Kështu, ne kemi dëshmi biologjike se virusi të cilin e kanë gjetur me anë të kompjuterit, ekziston me të vërtetë në mostra”, thotë virologu John Mokili. Profesori i bioinformatikës, Dr Edwards, thotë se virusi ishte i pranishëm thuajse në çdo popullatë që ata e kanë analizuar, gjë që tregon se virusi në fjalë është shumë i vjetër. 

(Kosova Sot Online)