Në Peru zbulohet një laborator antik i astronomisë

  • 21 June 2019 - 09:26
Në Peru zbulohet një laborator antik i astronomisë

Arkeologët kanë zbuluar nga ku paraardhësit e peruanëve mund ta kenë vëzhguar qiellin. Disa civilizime antike thuhet ta kenë vëzhguar qiellin me frikë, duke bërë harta shumë të sakta qiellore, derisa në anën tjetër përsosnin pajisje për të vëzhguar pozitën dhe renditjen e yjeve. Me gjasë ata mendonin se nga qielli mund t’u vinte çdo fatkeqësi.

Tani, arkeologët që ishin duke gërmuar në një kompleks në lokalitetin Likurnik, të lokalizuar në regjionin verior të Perusë, kanë zbuluar atë që besohet të jetë një “laborator astronomik” antik, që daton 3,500 deri 4,000 vjet më parë. Zbulimi konsiston në një gur të madh, të rrafshët, ku dikur shkruheshin observimet astronomike. Petroglifet (shkrimet në gur) me gjasë janë përdorur për të përcjellë yjet në qiell, si dhe për ta parashikuar motin, në dobi të bujqve lokalë. 

(Kosova Sot Online)