Astronautët sovjetikë dhe amerikanë kanë parë UFO

  • 22 June 2019 - 08:24
Astronautët sovjetikë dhe amerikanë kanë parë UFO

Donald (Deke) Slayton, astronaut amerikan, ka deklaruar në një intervistë, se në vitin 1951 kishte parë një UFO: "Isha duke e testuar një fluturake P-51 në Mineapolis, kur e pashë këtë objekt. Ishte një pasdite me diell. Në fillim mendova se objekti ishte balon, por më pas pashë se nuk ishte fije balone.

Kur i dola prapa, ai dukej si një disk, si pjatë fluturuese. Më pas disku u largua nga unë me një shpejtësi të madhe. Të nesërmen bëra një raport dhe e dorëzova, por kurrë nuk mora asnjë përgjigje".  

Vladimir Kovalyonok, gjeneral-major i aviacionit rus, thotë: "Më 5 maj të vitit 1981, ishim në orbitë, në stacionin hapësinor "Salyut-6". Pashë një objekt i cili i ngjante një bostani, i rrumbullakët dhe paksa i zgjatur. Në pjesën e përparme gjendej një si kon që rrotullohej.

Ai objekt filloi të bëhej i tejdukshëm dhe sikur pash një trup brenda tij. më pas objekti u bë si mjegull dhe u zhduk".

(Kosova Sot Online)