Takimi me tre alienë të gjatë

  • 24 June 2019 - 09:01
Takimi me tre alienë të gjatë

Koloneli H. G. Shaw, bashkë me shokun e tij, Camille Spooner, kishte pasur një takim me disa "entitete" të panjohura në vitin 1896. Shaw dhe shoku i tij ishin duke udhëtuar me kuaj, rrugës për në Stokton (Kaliforni), kur kali i tyre ndalet së ecuri, i frikësuar tej mase. Dy burrat shumë shpejt panë arsyen e frikësimit të kalit. Tre alienë të gjatë, të ngjashëm me njeriun, me duar të vogla e delikate, rrinin afër rrugës.

Ata nuk kishin flokë në kokat e tyre. sytë e tyre të mëdhenj bënin që goja dhe veshët e tyre të vegjël, të dukeshin edhe më të vegjël. dy dëshmitarët më pas do të deklarojnë se krijesat e çuditshme ishin të bukura në një mënyrë... të çuditshme. Ata kishin në dorë një çantë dhe njëfarë instrumenti, me të cilin merrnin frymë. Më pas dëshmitarët panë se aty ishte edhe një anije kozmike, në të cilën alienët më pas hynë dhe u zhdukën pa thënë gjë. Derisa largoheshin, dukej se alienët ishin më të lehtë sesa ajri.

(Kosova Sot Online)