Çka ka në të vërtetë në Fort Knox?

  • 25 June 2019 - 08:33
Çka ka në të vërtetë në Fort Knox?

Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, në Fort Knox gjinden 147 milionë onc të arit në Fort Konx, Nju Jork. Por sa është e vërtetë kjo?

Në çmimin e tanishëm që është 1776 dollarë për onc, e gjithë vlera e arit në Fort është 261.6 miliardë dollarë. Kjo është shumë pak në krahasim me borxhin total kombëtar amerikan që numëron 14.7 trilionë dollarë, apo vetëm 2% e gjithë borxhit.

Por e vërteta është se Fort Knox mund të jetë tërësisht e zbrazët.

Kjo pasi që asnjë njeri nuk e ka parë rezervën më të madhe të arit në 40 vitet e fundit. Hera e fundit që dikush është future brenda për të inspektuar depozitën ishte data 23 shtator 1974. Që nga ajo kohë asnjë njeri nuk është lejuar brenda për të konfirmuar shumën totale të arit që rruhet në Fort Knox.

Së fundmi një ekip i Kongresit nga shumë shtete kyqe janë munduar të futen në Fort për një inspektim visual dhe konfirmim të rezervave të arit që janë aty. Sipas shumë kongresmenëve, ata e kanë pasur të vështirë të marrin përgjigje nga Departamenti i Thesarit (MINT), dhe pastaj janë refuzuar nga ata.

Përgjigja zyrtare e MINT ka qenë:

“Fort Knox përdoret për ruajtjen e porcioneve të mëdha të rezervave zyrtare të arit amerikan dhe ndonjëherë të gjërave të çmueshme të qeverisë federale. Shuma zyrtare është e klasifikuar, e dinë vetëm MINT dhe Departamenti i Mbrojtjes”

Çka do të ndodhte nëse do zbulohej se nuk ka më arë në Fort Knox?

Ndoshta nuk do ishte shumë relevante pasi që Richard Nixon largoi standartin e arit para 40 vjetëve. Valuta e SHBA’së tani nuk mbështetet nga ari por nga vlera e GDP’së. 

Image

 

(Kosova Sot Online)