Një UFO është shfaqur në dy fotografi në Ukrainë

  • 25 June 2019 - 11:31
Një UFO është shfaqur në dy fotografi në Ukrainë

Një dëshmitarë ukrainas ka thënë që një UFO është shfaqur në dy fotografi, që ai i ka realizuar në më pak se gjashtë sekonda larg njëra-tjetrës. Këtë dëshmi ai e ka dhënë në dosjen ‘58570’, të cilën ai e ka dorëzuar më 1 gusht.

Dëshmitari kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij më 14 korrik të këtij viti, në orën 6.31 të mëngjesit dhe kishte vendosur që ta fotografojë qiellin. Ai ka thënë që nuk ka dëgjuar ndonjë zhurmë dhe nuk ka parë ndonjë dritë të çuditshme dhe UFO-t i ka parë vetëm pasi që ishte futur brenda.

Fotografitë janë bërë në qytetin historik Izmail që gjendet në jugperëndim të Ukrainës, ndërsa me rastin është duke u marrë Qendra për hulumtimin e jashtëtokësorëve, e njohur si ‘MUFON’. 

(Kosova Sot Online)