Shfaqen rrathë ornamentalë në një fushë gruri

  • 25 qershor 2019 - 11:32
Shfaqen rrathë ornamentalë në një fushë gruri

Një dizajn i paparë i mbjelljeve i ka mahnitur banorët e Gjermanisë dhe më gjerë, duke bërë kështu të shumë turistë nga vende të ndryshme të shkojnë për ta parë nga afër atë që thuhet të jetë punuar nga një fuqi e mbinatyrshme. Bëhet fjalë për një fushë gruri, në të cilën janë formuar disa rrathë ornamentalë, me diametër prej 75 metrash.

Kjo dukuri për herë të parë është zbuluar nga një parashutist, i cili ka qenë duke fluturuar mbi fushën e fermerit Christoph Huttner, ndërsa ky i fundit ka thënë që nuk di gjë për atë që ka ndodhur, si dhe ka konfirmuar që një ditë më parë nuk kishte vërejtur asgjë të tillë. Pra, sipas pretendimeve të tij, rrathët ornamentalë në fushën e grurit janë formuar brenda natës. 

(Kosova Sot Online)