Një ufo ndriçues është shfaqur në misuri

  • 26 June 2019 - 08:47
Një ufo ndriçues është shfaqur në misuri

Natën e 16 korrikut të këtij viti, një grua nga Misuri kishte dalë për të pushuar në ballkonin e shtëpisë së saj kur kishte parë diçka të çuditshme në qiell. Objektin e ka përshkruar sikur hënë. Në fakt, ajo fillimisht kishte menduar që objekti ishte vetë hëna, mirëpo kur ai kishte filluar të lëvizë me shpejtësi të madhe në drejtim të shtëpisë së saj, ajo ishte frikësuar dhe ishte futur brenda për ta zgjuar bashkëshortin e saj nga gjumi.

‘E zgjova, sepse e dija që kurrë nuk do të më besonte’, ka thënë ajo. Kur ajo, bashkë me bashkëshortin, kishin dalë përsëri në ballkon, kishin parë që objekti i ishte afruar shumë shtëpisë së tyre, nga ku edhe kanë arritur ta vërejnë formën e objektit. Ata e kanë përshkruar objektin duke thënë që ka pasur formë sferike dhe ka liruar një sasi të madhe të dritës. Ajo, bashkë me bashkëshortin e saj, kanë raportuar atë që kanë parë dy javë pas incidentit.  

(Kosova Sot Online)