Zbulohet misteri i gropave gjigante në Siberi?!

  • 26 June 2019 - 11:32
Zbulohet misteri i gropave gjigante në Siberi?!

Misteri i gropave gjigante në Siberi, që ka ngjallur debate dhe polemika të shumta, më në fund duket se është zgjidhur. Pasi që e kishin vizituar gropën e parë në Siberi, shkencëtarët rusë kishin thënë që gropa me shumë gjasë ishte shkaktuar si pasojë e metanit.

Hulumtuesit kanë thënë që verat e nxehta në Siberi, që kanë mbretëruar gjatë dy viteve të fundit, kanë bërë që metani të shkrihet. Si pasojë, ka ndodhur një zinxhir reaksionesh që ka bërë që metani nëntokësorë të lirohet, duke krijuar kështu një presion të papërshkrueshëm gazi, i cili ka shkaktuar çarjen e tokës në formë vrime.

Zbulimi i sasisë së madhe të metanit është bërë pasi që në thellësi të vrimave janë dërguar senzorë, të cilët kanë treguar që në thellësi të vrimave, ka pasur metan 9.6 për qind, sasi kjo shumë e madhe kur krahasohet me 0.000179 për qind, sa duhet të jetë normal. Hulumtimi i shkencëtarëve rusë është publikuar në revistën ‘Nature’. 

(Kosova Sot Online)