Mbetjet e 152 njerëvze të vdekur do të udhëtojnë në anijen hapësirore të Elon Musk

  • 26 June 2019 - 11:40
Mbetjet e 152 njerëvze të vdekur do të udhëtojnë në anijen hapësirore të Elon Musk

Mbetjet e 152 personave do të fluturojnë në orbitë në bordin e ‘SpaceX Falcon Heavy’ të Elon Musk, mjeti fluturues i të cilit është planifikuar të nisë nga Qendra Hapësinore Kennedy, në Florida, sonte.

Familjet e të ndjerëve kanë organizuar dërgimin unik përmes ‘ADN Celestis’, një kompani që punon për të vendosur mbetjet njerëzore në anije kozmike të ndryshme.

Secila nga familjet pagoi më shumë se dhjetë mijë euro në vitin 2018, për të vendosur deri në shtatë gram hi të të dashurve të tyre.

Hiri i të ndjerëve është paketuar në kapsula për ruajtjen e metalit të mjetit fluturues.

(Kosova Sot Online)