Planetët e shoqëruar nga një planet tjetër mund të ofrojnë kushte të përshtatshme për jetesë

  • 26 June 2019 - 14:58
Planetët e shoqëruar nga një planet tjetër mund të ofrojnë kushte të përshtatshme për jetesë

Disa planetë kanë planetë të tjerë, të cilët i shoqërojnë sikur të ishin qen besnikë. Shkencëtarët thonë që ‘miqësia’ e këtyre planetëve është një sinjal shumë shpresëdhënës për ne, në një të ardhme të afërt. Shkencëtarët thonë që planetët që qëndrojnë afër njëri-tjetrit mund të krijojnë kushte të përshtatshme për jetesë, duke u bërë kështu planetë potencialë për jetesën e njerëzve. Planetët ftohen me kalimin e kohës, duke bërë kështu që energjia e brendshme të zbehet dhe duke u zbehur gjithashtu edhe mundësia për jetesë. raporton Gazeta Kosova Sot

Fusha e gravitetit Mirëpo, astronomët nga Universiteti i Uashingtonit dhe Universiteti i Arizonës kanë thënë që planetët, të cilët i qëndrojnë afër njëri-tjetrit, përgjatë gjithë kohës, janë të lidhur nga një lloj graviteti që u mundëson atyre të shkëmbejnë nxehtësinë, gjë kjo që mund të ndikojë në përmirësimin e kushteve në ndonjërin prej planetëve. Hulumtuesit kanë thënë që ky fenomen mund të ndodhë në ekzoplanetë. Përmes modeleve kompjuterike, hulumtuesit kanë gjetur që ky efekt zakonisht ndodh te planetët që kanë madhësi sa të tokës, ose tek ata që kanë masë për katër herë më të vogël sesa masa e diellit.

Lirimi i nxehtësisë ‘Kur planeti i afrohet yllit të tij, fusha e gravitetit është shumë më e fuqishme, duke bërë kështu që planeti të marrë formën e topit të ragbit’, ka thënë astronomi Rory Barnes.‘Kur planeti largohet nga ylli i tij, fusha e gravitetit është dukshëm më e dobët, duke bërë kështu që planeti të relaksohet dhe të marrë një formë sferike. Ky veprim bën që planeti të prodhojë nxehtësi’. Në këtë moment, planeti në fjalë ka nevojë për ekzistencën e planetit shoqërues, i cili duhet të bëjë që orbita e tij të mos jetë e rrotullueshme. Nëse orbita është e rrotullueshme, atëherë forma e planetit nuk ndryshon fare, duke mbetur gjithmonë e njëjtë dhe duke mos i dhënë mundësi krijimit të nxehtësisë. Kështu që, shkencëtarët kanë konkluduar që nëse vërehet ndonjë planet, që afër vetes ka një tjetër planet shoqërues, atëherë duhet të bëhen investigime të thella, pasi që kjo mund të jetë një pikënisje e mirë për gjetjen e planetëve që ofrojnë kushte të përshtatshme për jetes.

(Kosova Sot Online)