Flutura, “fëmija” i deles dhe cjapit?!

  • 27 June 2019 - 12:42
Flutura, “fëmija” i deles dhe cjapit?!

Quhet Flutur dhe është i vogli i një deleje dhe një cjapi. Natyrisht, nuk është flutur-flutur, por një krijesë që ka disa elemente të kecit dhe disa të tjera të qengjit. Kjo është shënuar në një kopsht privat zoologjik në Arizona. Priscilla Motola dhe djemtë e saj javën e kaluar kishin shkuar për t’i ushqyer kafshët e kopshtit të tyre zoologjik, kur e kishin parë kecinqengj, duke menduar se ishte një kec i rëndomtë, i sapolindur.

Por, më pas atyre iu kujtua se asnjëra nga dhitë nuk ishte shtatzënë, të gjitha ato sapo kishin lindur. Ata panë se për kecin e çuditshëm nuk përkujdesej asnjëra nga dhitë, por një dele. Ata konstatuan se delja sapo kishte lindur. As që e kishin ditur se ajo ishte shtatzënë.

E kishin parë se ishte fryrë paksa, por mendonin se ishte vetëm nga ushqimi. Keciqengj, që në fakt është i gjinisë femërore, u emërtua Flutur (Butterfly), për shkak të larave të tij, në formë të fluturës. Në pjesën e përparme (koka), ai duket si cjap, kurse trupin dhe leshin e ka të një qengji. Ai tanimë është bërë një atraksion i vërtetë. 

(Kosova Sot Online)